Rita Ora duket e mahnitshme në imazhet e reja nga pushimet

19 prill 2022 | 14:22

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora mbetet aktive në rrjetet sociale, ku edhe bën postime të ndryshme që çdo herë marrin vëmendje.

Krahas angazhimeve, artistja e njohur së fundmi ka gjetur kohë që të shijojë edhe disa ditë të mira pushimesh në bregdet.

31-vjeçarja postoi disa imazhe tejet atraktive e veshur në një fustan të lirshëm me ngjyrë të zezë dhe nuanca të kaltrat, ndërsa solli edhe disa të tjera në bikini.

Pamjen e saj e përshtati me një bizhuteri në dorë me ngjyrë të kaltër, qafore me inicialen ‘R’, teksa në fytyrë vendosi një makijazh të lehtë.

Rita Ora impresionohet nga konkurrentja që këndon këngën e saj në audicionet e fshehura të “The Voice Australia”

Rita Ora impresionohet nga konkurrentja që këndon këngën e saj në audicionet e fshehura të “The Voice Australia”

Ndërkohë, kujtojmë që Rita aktualisht është pjesë e sezonit të ri të “The Voice Australia” në panelin e jurisë.

Në anën tjetër, krijuesja e hitit “Anywhere” po shijon edhe një histori të bukur dashurie me regjisorin e njohur, Taika Waititi, me të cilin nuk mungojnë as daljet publike.

Dyshja së bashku u paraqiten edhe në ndarën e çmimeve “Oscars”, teksa morën vëmendje me elegancën dhe sharmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, në 9-vjetorin e…