Rita Ora me mesazh për gratë

08 mars 2021 | 16:01

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në data të veçanta kujdeset që të bëjë urimet më të përzemërta.

Edhe sot me rastin e 8 marsit, ndau disa foto joshëse duke shkruar se duhet të nxjerrim në pah njëra-tjetrën dhe të gjitha gratë që na kanë frymëzuar.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Nuk ka forcë më të madhe se një grup i grave të unifikuara. Sot, më shumë se kurrë, ne duhet të nxjerrim në pah dhe të festojmë rëndësinë e grave që qëndrojnë së bashku. Për të gjitha gratë që më kanë frymëzuar, ngritur dhe më kanë dhënë shpresë, Faleminderit! Gëzuar #Dita Ndërkombëtare e Grave ? “, shkroi ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, ka bërë një urim të veçantë…