Rita Ora publikon fotografi me barkun jashtë, në sy bie humbja e saj e madhe në peshë

08 mars 2023 | 13:57

Rita Ora shfaqi figurën e saj të lakmueshme të trupit në një seri fotograish mahnitëse që ndau me ndjekësit të martën.

Këngëtarja 32 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në Los Angeles, shfaqi barkun e saj të tonifikuar teksa kishte veshur një bluzë të shkurtër në ngjyrë kremi, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” kishte veshur gjithashtu një palë pantallona të zeza me detaje të prera, ndërsa pozonte jashtë një shtëpie komode në qytet.

Duke i shtuar lartësinë trupit së saj me një palë taka të zeza, Rita e kompletoi pamjen me mëngë me vija të bardha dhe të zeza.

Duke i stiluar flokët e saj bionde në kaçurrela të lirshme, këngëtarja me origjinë shqiptare kishte vënë edhe një palë syze dielli.

Kjo paraqitje e saj vjen pak pasi Rita zbuloi se legjenda e muzikës Prince e frymëzoi atë të merrte kontrollin e katalogut të këngëve të saj, pas një beteje të gjatë me ish-shtëpinë e saj diskografike, ‘Roc Nation’.

Këngëtarja nënshkroi një marrëveshje të re me BMG Media, e cila i lejon asaj autorësinë e plotë të këngëve të saj.

Rita, albumi i fundit i së cilës u publikua në vitin 2018, tregoi se ishte Prince i dha asaj këshillat e nevojshme për të marrë sundimin e karrierës së saj muzikore.

Duke folur për Revistën Wonderland, Rita adresoi edhe çështjen e gjyqit shumëvjeçar me kompaninë ‘Roc Nation’, e cila udhëhiqet nga reperi me famë botërore Jay-Z.

Duke folur për betejën gjyqësore, e cila e ndaloi atë të bënte muzikë për pesë vjet, Rita pranoi se stresi i situatës e la padyshim ‘të frikësuar’.

“Patjetër që kisha pak shqetësim dhe po, kisha frikë nga jeta ime, sepse kjo është jeta ime. Muzika ime është gjithçka që di, kështu që isha padyshim e frikësuar”, u shpreh ajo në vitin 2019.

Duke folur për DailyStar, Rita vazhdoi: “Nuk e di nëse depresioni është fjala e duhur, por padyshim që u frikësova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupet parlamentare opozitare të PDK-së dhe LDK-së kanë deklaruar se…