Rita Ora uron Pashkët me imazhe atraktive nga Australia

10 prill 2023 | 10:53

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka paralajmëruar se këtë vit do të sjellë albumin e tretë në karrierën e saj.

Pas këngës debutuese të albumit, “You Only Love Me”, të cilën e publikoi në janar – Rita ka bërë të ditur se më 19 prill do të publikojë këngën e dytë nga albumi në ardhje.

“Praising You” do të mbajë titullin kënga e saj e re, e cila vjen në bashkëpunim me reperin FatSlim Boy.

Në një seri fotografish të publikuara së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka uruar festën e Pashkëve dhe në të njëjtëmn kohë ka paralajmëruar publikimin e këngës së re.

Ajo bëri të ditur se “Praising You” do të dalë në shitje më 19 prill, e ndërsa dukej mjaft atraktive në fotografitë e ndara me 16.1 milionë ndjekësit e saj.
E veshur me një fustan të zi me material rrjete, 32-vjeçarja dukej mjaft tërheqëse ndërsa mori pëlqime dhe urime të shumta nga ndjekësit për festën e Pashkëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Sanitar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka thënë…