Rivaldo, Barcelonës: Mos e transferoni Martinezin, por Neymarin

26 mars 22:15

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i përfaqësues së Brazilit, Rivaldo, ka një sugjerim për klubin katalan në lidhje me merkaton. 47-vjeçari mendon se Barçës do t’i vlente më shumë kthimi në “Camp Nou” i Neymarit, sesa blerja e Lautaro Martinezit.

“Lautaro? Ai është vetëm 22 vjeç dhe ende ka nevojë të evoluojë dhe të fitojë përvojë, pavarësisht se është një lojtar i mirë që mund të bëhet një futbollist edhe më i mirë në të ardhmen.

Më mirë Neymar. Lautaro nuk do të ishte një zgjidhje për të tashmen. Neymar do të ishte gjithnjë përparësia ime për të forcuar Barcelonën. Mendoj se ai duhet të përqendrohet, para së gjithash, në kthimin e tij për ta bërë sulmin e Barçës shkatërrues, si në të kaluarën.

Barcelona duhet të bëjë një përpjekje financiare për Neymarin tani që PSG është gati të pranojë oferta realiste. Një nënshkrim i tillë nuk do të ishte i rrezikshëm. Neymar është 28 vjeç dhe ka ende shumë vite futboll në karrierën e tij. Do të ishte një veprim i shkëlqyeshëm, sepse ai e njeh klubin dhe ka një personalitet që i lejon të ndajë rolin kryesor me Messin”, deklaroi Rivaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…