Rivaldo: City do të ishte klub perfekt për Neymarin

13 janar 2023 | 13:19

Legjenda e Brazilit, Rivaldo do të dëshironte që Neymari të transferohej te Manchester City.

E ardhmja e yllit brazilian tek PSG-ja është në dyshim.

“Unë nuk shoh që kjo të ndodhë në këtë afat kalimtar. Por ndryshimi mund të vjen në fund të sezonit kur PSG të ketë mundësinë ta shesë atë për të kompensuar investimin e tyre dhe kjo gjë mund t’ia hapë dyert Neymarit që të transferohet në Premier League”.

“Unë mendoj se Man City do të ishte klub perfekt për të, sepse do t’i japë atij një shans më të mirë për të pasur sukses”.

“Ai do të luante në një ekip shumë sulmues që e praktikon City nën drejtimin e Pep Guardiolës”, ka theksuar Rivaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ivana Knoll – e njohur si tifozja më atraktive e…