Rivaldo: Guardiola në verë mund të rikthehet në Spanjë

17 maj 2019 | 10:57

Ish-lojtari i Barcelonës, Rivaldo, ka dhënë një intervistë për “Betfair”, ku ai është ambasador, duke u shprehur se Pep Guardiola, me të cilin ka luajtur te Barça, mund të kthehet në Spanjë. “Ai do të kërkojë sfida të reja në të ardhmen, synon projekte të reja. Madje nuk e përjashtoj që të largohet nga Manchester City që këtë verë. Sigurisht se ai është i lumtur te ‘Citizensi’, por një ofertë e mirë nga Spanja do ta tundonte. Atij nuk i pëlqen të jetë larg familjes dhe miqve. Mendoj se nostalgjia do të përcaktojë të ardhmen e tij”, ka thënë Rivaldo.

Braziliani kujton një episod interesant nga bashkëjetesa e tij me Pepin te Barcelona. “Më kishte thënë se do të bëhej trajner, por kurrë nuk e imagjinoja se do të ishte kaq i suksesshëm. Ai çdo gjë e bën me shumë pasion dhe ndërton marrëdhënie shumë të mira me lojtarët”, ka shtuar Rivaldo.

Sa i përket transferimit të mundshëm të Hazardit te Real Madridi, Rivaldo ka deklaruar: “Është pikërisht ajo që duhet për të dyja palët. Real Madridi, pas një sezoni të keq, kërkon të ringrihet, ndërsa Hazardi kërkon një sfidë te një skuadër më të madhe – te Chelsea”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismail Syla, Sfinksi pyet sërish, poezi, publikuar nga Ndërmarrja botuese…