Rivaldo: Ky është sezoni i fundit i Messit te Barcelona

20 nëntor 2020 | 12:10

“Messi po luan sezonin e fundit te Barcelona”. Ky është mendimi i Rivaldos, një ish-futbollist i njohur i cili nuk ka as më të voglin dyshim kur është pyetur për të ardhmen e argjentinasit.

“Nuk mendoj se do të arrijë drejtuesi i ri që të bëjë një hap prapa në vendimin e tij, duke parë që Barcelona nuk ka shumë resurse. Messi ka oferta të rëndësishme nga ekipe të tjera. Barcelona kërkon që të ulë pagat, pavarësisht faktit se Messi mund të largohet në fund të sezoni. Vetëm nëse fiton Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, ose Koeman do të jetë në gjendje që ta bind me një ekip që luan mirë futboll. Vetëm kusht mendoj se Messi mund ta rishohë pozicionin e tij. Gjithsesi këmbëngul: Ky është sezoni i fundit i tij te Barcelona. Sigurisht, e them me trishtim”, ka deklaruar Rivaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimi i kufizimeve të lëvizjes dhe orarit të punës për…