Rivalet e vjetër ndajnë mejdanin në ‘Karagaçi’

18 janar 2020 | 10:55

Xhiroja e 21-të e Superligës së Kosovës në basketboll do ta sjellë superderbin ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Klasikja e basketbollit pritet të jetë shumë interesante, me Pejën që ka bërë disa përforcime dhe ka synime të mëdha për stinorin pranveror. Përforcimi më i madh pa dyshim është Dardan Berisha, i cili kaloi pikërisht nga Prishtina. “Bardhekaltrit” janë kampionë dhe liderë të tabelës dhe synojnë të vazhdojnë të mbesin në vendin e parë. Prishtina ka 14 fitore dhe katër humbje, kurse Peja nëntë fitore dhe tetë humbje. Ndeshja e parë e kësaj xhiroje do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Lipjanit. “Vreshtarët” ndodhen në vendin e dytë me 13 fitore dhe pesë humbje, kurse lipjanasit kanë një fitore dhe 17 humbje.

Takim interesant do të zhvillohet edhe ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Skuadra therandase ka 12 fitore dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e tretë me 30 pikë, kurse mitrovicasit kanë katër fitore dhe 13 humbje dhe momentalisht janë në pozitën e tetë. Ndeshja e fundit për këtë xhiro do të zhvillohet në mes të Ponte Prizrenit dhe Feronikelit. Prizrenasit kanë dhjetë fitore dhe tetë humbje, kurse skuadra nga Drenasi ka pesë fitore dhe 13 humbje.

SUPERLIGA – Java 21

Të shtunën takohen:
17:00 Rahoveci – Lipjani
19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça

Të dielën takohen:
17:00 Peja – Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Feronikeli
Bashkimi (pushon)

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pamje nga incidenti i djeshëm, mes protestuesve dhe Macronit po…