Rivarrosen dëshmorët e kombit në Penuhë të Besianës

12 prill 2018 | 18:24

Dëshmori i kombit Fatmir Hajdar Hyseni, i vrarë në maj të vitit 1999 si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është rivarrosur në varrezat e dëshmorëve të kombit në fshatin Penuhë të Besianës.

Trupi i dëshmorit të kombit është zhvarrosur nga varrezat familjare. Kjo ka ndodhur në kuadër të rivarrosjes së të gjithë dëshmorëve të UÇK-së të Zonës së Llapit.

Së bashku me eshtrat e dëshmorit Hyseni janë rivarrosur edhe dëshmorët e tjerë Isuf Polloni, Skënder Polloni, Raif Polloni, Bedri Bislimi, Xhafer Mustafa dhe Isak Hajdini.

Rivarrosja e tyre është bërë në prani familjarëve, shumë ish-bashkëluftëtarëve dhe shokëve të idealit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim…