Rizvanolli bashkëbisedon me nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” për mënyrat e kursimit të energjisë

12 janar 2023 | 11:05

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, kanë vizituar shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren në kuadër të fushatës “Kurse energjinë”, për të bashkëbiseduar me nxënësit për rëndësinë e mënyrat më të mira par të kursyer energjinë.

Gjatë bashkëbisedimit, ministrja Rizvanolli u ka treguar nxënësve për rëndësinë e kursimit të energjisë dhe kanë bashkëbiseduar mbi mënyrat se si nxënësit kursejnë energjinë, e çfarë veprime marrin për të mbrojtur ambientin.

Ministren Rizvanolli dhe drejtoreshën Suokko në takim i kanë shoqëruar nxënës nga shkolla shembull “Faik Konica” në Prishtinë, të cilët për dy vite me radhë, me vetiniciativë kanë zhvilluar fushatën e tyre për kursim të energjisë.

Ata kanë prezantuar para bashkëmoshatarëve të tyre se çfarë kanë ndërmarrë për kursim të energjisë në shkollën e tyre.

Nxënësit, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe UNDP-së kanë zhvilluar një numër të lojërave dhe aktiviteteve për kursim e efiçiencë të energjisë me qëllim të vetëdijesimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, ka thënë se ka ardhur Shtetet e…