Rizvanolli: Pavarësia energjetike është siguri për zhvillim

25 maj 2023 | 11:37

Kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë hapur Konferencën e Para Ofertimit për Ankandin Solar 100 MW – të organizuar me mbështetje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo).

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se përmes konferencës kanë ftuar të gjithë investitorët potencialë të konkurrojnë me projektet e tyre më inovative e me teknologjitë më të zhvilluara; si dhe për të siguruar të gjithë investitorët potencialë që Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë një partner i besueshëm përgjatë të gjithë procesit dhe do të garantojë një proces të drejtë e transparent.

Ajo ka falënderuar USAID-in për mbështetje në hartimin e legjislacionit dhe përpilimin e strategjisë.

“Pavarësia energjetike është siguri për zhvillim. Do të gjenerojmë edhe praktikat e reja. Investimet dhe puna që po bëjmë është garanci për zhvillim edhe të fuqisë punëtore që është e aftë të punojë në këtë sektor. Falënderoj USAID-in për mbështetjen pasi jemi përballur me sfida. Kriza në këtë periudhë na ka dalë në ndihmë dhe ka qenë partneri kryesor në të gjitha hapat tonë në strategji dhe në legjislacion”, ka thënë Rizvanolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…