Robert Berisha publikon një çast intim me të dashurën e re

15 shkurt 2024 | 08:38

Ditën e djeshme (e mërkurë) u shënua Dita e të Dashuruarve apo Shën Valentini.

Është dita kur njerëzit shfaqin dashurinë e tyre për një person tjetër në forma të ndryshme.

Me këtë rast, këngëtari Robert Berisha ndau momente të veçanta pranë të dashurës së tij të re, Ana Skrel.

Foto: Screenshot/Instagram

Çifti duket të ketë shijuar një mbrëmje, gjersa në një çast shkëmbyen edhe puthje në buzë.

Ana në ndërkohë është një influencuese nga Shqipëria, e cila ka një diferencë të madhe në moshë me këngëtarin e njohur.

Foto: Screenshot/Instagram

“Urime Dita e Shën Valentinit”, thuhet në postim.

Roberti është shfaqur haptazi me të dashurën e re duke e publikuar shpesh në rrjete sociale.

Foto: Screenshot/Instagram

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Kongresit Amerikan janë informuar për një “kërcënim serioz…