Robert Mueller do të dëshmojë hapur në Kongres

26 qershor 2019 | 11:25

Prokurori i posaçëm, Robert Mueller, është pajtuar të dëshmojë hapur para Komisionit Juridik dhe atij të zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve muajin e ardhshëm.

Kryetarët e të dy komisioneve, Jerrold Nadler dhe Adam Schiff, kanë njoftuar  përmes një letre të martën vonë, se prokurori Mueller do të paraqitet me 17 korrik dhe se ata dhe të gjithë amerikanët mezi po presin të dëgjojnë prej tij.

Robert Mueller udhëhoqi një hetim pothuajse dy vjeçar mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe pretendimet se presidenti, Donald Trump, pengoi drejtësinë duke u përpjekur të mbyllë hetimin.

Ai publikoi një raport, një version i redaktuar i të cilit u bë publik në muajin prill, që përfundoi se fushata e presidentit Trump nuk kishte bashkëpunuar me Rusinë gjatë zgjedhjeve, por nuk arriti të sillte një përfundim në lidhje me pengimin e drejtësisë.

Presidenti Trump ishte shume kritik ndaj procesit, duke i cilësuar hetimet vazhdimisht si “ndjekje shtrigash”.

Trump ka  reaguar shkurt edhe ndaj njoftimit të së martës, duke shkruar në “Twiiter” se ky është keqtrajtim i presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë se është e papranueshme që…