Roberto kundër Koemanit: Ne jemi Barça, duhet të luftojmë për titull

24 shtator 2021 | 12:04

Barcelona nuk e ka nisur mirë këtë edicion në La Liga, ku pas pesë ndeshjeve të zhvilluara ka vetëm nëntë pikë.

Ndeshjen e fundit katalunasit barazuan pa gola 0-0 në udhëtim te Cadiz dhe kjo ka bërë që ambienti te Barcelona mos të jetë aspak i qetë.

Kundër trajnerit ka dal futbollisti Sergi Roberto, i cili kërkon që skuadra e tij të luftojë për titull të kampionit. Reprezentuesi spanjoll ka deklaruar se te Barcelona duhet të fitohet titulli dhe nuk mjafton që skuadra të renditet në mesin e katër më të mirave të La Ligas.

“Këtu duhet të fitosh kampionatin. Mua nuk më mjafton që të renditem mes katër skuadrave të para të La Ligas. Jemi Barcelona dhe nuk ka vend për justifikime. Duhet të japim maksimumin dhe kemi një skuadër në gjendje për t’u shpallur kampione e Spanjës”, ka thënë Roberto.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zize Pepshi, "EDHE VDEKJA TURPËROHET NGA DASHURIA", poezi, botoi Shtëpia…