Roberto mund të largohet nga Barça

14 tetor 2021 | 13:34

Sergio Roberto mund të largohet nga Barcelona pas tetë vitesh në “Camp Nou”. Mbrojtësi anësor i skuadrës katalanase do të rishikojë një largim të mundshëm gjatë merkatos së verës sepse kontrata aktuale i mbaron në fundin e qershorit të ardhshëm. Pas kësaj Barcelona dëshiron të përfitojë nga shitja e tij, dhe kjo mund të arrihet vetëm gjatë merkatos së janarit.

Pas disa javësh bisedime intensive mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të Barçës nuk është arritur marrëveshja për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.

Alfredo Martinez, gazetar spanjoll ka raportuar se bisedimet mes palëve janë ndërprere dhe pritet largimi i 29-vjeçarit nga “Camp Nou”. Mbrojtësi spanjoll është lojtar që ka kaluar nga të gjitha grupmoshat e Klubit të Barcelonës, por pjesë e skuadrës së parë është bërë në vitin 2013.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Nitaj nuk po ndalet së ekspozuari trupin e saj.…