Rohde: U fituan zemrat dhe mendjet në Asamble, tash Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime

16 prill 2024 | 21:19

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Për këtë ka reaguar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Ai ka thënë se u fituan zemrat dhe mendjet në Asamble, por pastaj ka thënë se tani Kosova duhet t’i bindë ministrat me veprime.

“Duke fituar zemra dhe mendje në @PACE_Neëssot: Aplikimi për anëtarësim i Kosovës fitoi pothuajse 80% të votave. Tani vjen pesha e rëndë për të siguruar shumicën e nevojshme 2/3 në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë atë që duhet për të bindur me meritë dhe veprime”, ka shkruar ai në “X”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshje të pazakonta shiu kanë shkaktuar përmbytje masive në Dubai,…