Pamje apokaliptike nga Dubai – Aeroplanët notojnë në ujë, shiu përmbyt qendrat tregtare (VIDEO)

16 prill 2024 | 21:15

Reshje të pazakonta shiu kanë shkaktuar përmbytje masive në Dubai, duke bërë që të mbyllet për disa orë edhe aeroporti si dhe të anulohen dhjetra fluturime.

Në disa zona niveli i ujit ka arritur mbi një metër, duke bërë që të përmbyten rrugët dhe mijëra makina.

Shumë punonjësve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa pamjet në rrjetet sociale tregojnë një situatë të pazakontë.

Uji ka vërshuar brenda qendrave tregtare duke shkaktuar përmbytjen e dyqaneve të shumta.

Dubai përdor “farëzimin e reve” një metodë artificiale për të krijuar shi, por mbetet e paqartë nëse kjo ka kontribuuar në përmbytjet e sotshme.

Shi ra gjithashtu në Bahrein, Katar dhe Arabinë Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka mirëpritur vendim që…