Roma e fitoi derbin ndaj Napolit

03 mars 22:45

AS Roma e ka befasuar skuadrën e Napolit, pasi e mposhti sonte në “San Paolo” me rezultat 2-4.

Vendasit shënuan dy gola në këtë ndeshje nëpërmjet Lorenzo Insigne (6) dhe Dries Mertens (90), kurse me pas e gjithë ndeshja i takoi mysafirëve që realizuan katër gola nëpërmjet Cengiz Under (7), Edin Dzeko (26, 73) dhe Diego Perotti (79). Shqiptari Elsied Hysaj luajti gjatë gjithë ndeshjes, por pa mundur t’i ndikojë skuadrës së tij të shpëtoi nga humbja.  Më këtë humbje Napoli ka bërë një hap pas në garën për titull, kurse Roma ngrehet në pozitën e tretë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i botës në pesha të rënda (WBF), Erzen Rrustemi…