Roma nuk heq dorë nga Xhaka

06 qershor 2021 | 21:36

Granit Xhaka është objektivi i parë i Romës për merkaton e verës.

Futbollisti shqiptar, që luan për Zvicrën, e ka pranuar se dëshiron të punojë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Të paktën kështu shkruan “Corriere dello Sport”, që në shkrimin e saj kujton se kontaktet midis dy klubeve po vazhdojnë. Klubi londinez kërkon 25 milionë euro për kartonin e Xhakës, ndërsa Roma ka ofruar fillimisht 15 milionë.

Cengiz Under, sulmuesi i ri turk i cili është kthyer nga një sezon zhgënjyes te Leicester City, ku nuk gjeti hapësirë dhe tash mund të jetë çelësi për të mbërritur te Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror dhe synon të…