Roma vendos ta blejë kartonin e Mayoralit

26 shkurt 2021 | 11:47

Borja Mayoral është përshtatur me skemat e Fonsecës dhe ndihet mjaft mirë te Roma me këtë të fundit që po mendon ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit.

23-vjeçari u huazua nga Real Madridi për dy sezone dhe pas sezonit të parë ekziston klauzola që Roma mund ta blejë për 15 milionë euro lojtarin spanjoll.

10 gola e 6 asistime në 27 ndeshje që në vitin e parë në Serinë A nuk janë pak për Mayoral i cili ka edhe besimin e Fonsecës dhe prej këtij të fundit varet gjithçka pasi qëndrimi i trajnerit do të konfirmonte edhe blerjen përfundimtare nga Reali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zonat e mbrojtura të vendit përfshijnë pyje dhe tokë të…