Romagnoli: Ky është Milani im më i fortë

20 shtator 12:27

Për shkak edhe të menaxherit, në ditët e fundit është përfolur për një kalim te Juventusi pas një viti kur t’i ketë skaduar edhe kontrata.

Maldini e quan profesionist dhe të domosdoshëm Alessio Romagnoli, teksa edhe kapiteni duket i fokusuar te skuadra aktuale. Pas ndeshjes së djeshme, ai deklaroi: “U treguam të zot duke reaguar, por kjo nuk duhet të nxjerrë në plan të dytë gabimet e shumta që bëmë në fraksionin e parë. Le të mësojmë nga ky takim e të mendojmë menjëherë për Venecian”, ka deklaruar 26-vjeçari. Pavarësisht barazimit të djeshëm, mendja e lojtarëve të Milanit ka mbetur në “Anfield”.

Lidhur me këtë aspekt, Romagnoli ka shpjeguar: “Jemi të ndërgjegjshëm se në Angli mund të bënim më tepër. Sot e treguam forcën tonë duke treguar e duke zhvilluar një ndeshje të madhe. Për sa më përket mua, mundohem të jap kontributin tim dhe të vendos në vështirësi trajnerin në stërvitje, por në fund zgjedhjet i takojnë atij dhe unë i respektoj”.

Milani është në krye, e për shumë ekspertë të sektorit, kjo është skuadra më e mirë e sezoneve të fundit. I këtij mendimi është edhe kapiteni, që si ndër kuqezinjtë më të vjetër deklaroi: “Kam shtatë vite këtu e që nga ardhja ime me siguri që ky aktuali është ndër Milanët më të mirë. Kampionati është i gjatë ndaj duhet ta ruajmë përqendrimin. Momentin mund ta shijojmë, por me vetëdijen se nevojitet që ta ruajmë këtë ecuri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputeti Ramush…