Ronaldinho: Barça ta pensionojë fanellën me numër 10

03 shtator 2018 | 11:29

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho, mendon se fanella me numër 10 që mban Lionel Messi te skuadra “blaugrana” duhet të tërhiqet, pasi askush tjetër nuk meriton ta mbajë veshur atë pasi argjentinasi të lërë sportin.

“Messi e ka nderuar më shumë se kushdo tjetër atë fanellë dhe atë numër. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Është lojtari më i mirë i historisë së këtij klubi. Në gjithë këto vite ka bërë atë që nuk e ka realizuar askush tjetër. Është më i miri”, ka thënë Ronaldinho.

“Unë shpresoj që ai të luajë edhe për 20 vjet të tjera. Për ne që e duam futbollin duam që të shohim sa më shumë kampionë të tillë për një kohë të gjatë. Unë nuk di të them nëse Messi është më i miri i historisë së futbollit, pasi ka shumë kampionë që kanë bërë emër në epokën e tyre. Por Messi është një nga më të mëdhenjtë në histori dhe kur ai të largohet, fanella me nr. 10 te Barcelona duhet të tërhiqet”, ka deklaruar Ronaldinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës U19 në futboll, Rinor Havolli,…