Ronaldo blen makinën më të shtrenjtë në botë (Foto)

01 maj 2019 | 15:44

Cristiano Ronaldo është pronari i ri i një Bugatti La Voiture Noire.

Raportohet se ajo është makina më e shtrenjtë e prodhuar ndonjëherë.

Ronaldo shpenzoi 11 milionë euro për blerjen e Bugattit unik që u prezantua për herë të parë në botë në garën e makinave Geneva Motor Show 2019.

Kompania luksoze franceze ndërtoi vetëm një makinë të këtij lloji për të shënuar përvjetorin e 110-të të themelimit të saj.

Bugatti konfirmoi se makina luksoze ka një pronar por nuk pranoi ti identifikojë zyrtarisht.

Mediat raportojnë se pronari i Bugattit është ylli i futbollit.

Por, Ronaldo nuk do jetë në gjendje ti japë deri në vitin 2021, pasi kompania ende ka nevojë të finalizojë disa detaje të vogla mbi prototipin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë shkencëtarë kanë parashikuar se një ditë bota do të…