Ronaldo dënohet me dy ndeshje moslojë

28 shkurt 2024 | 14:00

Sfidën në fushë e fitoi, por jo atë jashtë saj. Cristiano Ronaldo vazhdon të pretendojë titullin në Arabinë Saudite dhe të jetë favorit për Këpucën e Artë, veçse këto ambicie të tij morën një goditje.

Superylli portugez do të duhet të rrijë pushim në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës Profesioniste Arabe pasi u ndëshkua nga Komisioni i Disiplinës.

Ronaldo mori edhe një gjobë, dhe e gjithë kjo për shkak të veprimeve të tij në fushë, në ndeshjen ku Al Nassr fitoi 32 ndaj Al Shabab. Ronaldo ofendoi dy herë tifozët vendas, të cilët e tallën gjatë gjithë kohës me thirrje për Messi. Gjestet e CR7 ishin vërtet të shëmtuara, e mesa duket ai nuk mundi të ruante gjakftohtësinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nuk është vetëm një mbështetje që vjen nga Parlamenti, Qeveria,…