Ronaldo: Dua tituj kolektiv, jo individual

21 tetor 2019 | 17:06

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka thënë se dëshiron të fitojë trofe me “Zonjën e Vjetër”, pastaj vijnë çmimet individuale.

“Çdo vit ka një sfidë të re. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë tituj si skuadër. Ne duhet të zhvillohemi edhe më shumë si skuadër, tani aspekti individual nuk ka rëndësi, është ndeshja e radhës që duhet ta fitojmë, nëse fitojmë 50 për qind jemi të kualifikuar”, ka thënë Ronaldo.

“Ne duam të fitojmë të gjithë titujt. Ne duhet të mendojmë të fitojmë së bashku dhe jo individualisht. Nuk mendoj se ‘Topi i Artë’ do të ishte gëzim i madh për mua se sa të fitonim tituj kolektivisht, andaj unë them se ne duam të fitojmë tituj së bashku dhe jo individual”, ka shtuar Ronaldo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar një…