Ronaldo e dëshiron te Al Nassri edhe Cuadrado

06 janar 2023 | 18:32

Cristiano Ronaldo mund të mos jetë ylli i vetëm që do të luajë te Al Nassr në Arabinë Saudite. Pas tij janë disa futbollistë që janë përfolur për të veshur fanellën e skuadrës saudite.

“Tuttosport” së fundmi shkruan se Juan Cuadrado është një nga emrat që mund ti bashkohet portugezit. Kolumbiani është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe po mendon një largim të mundshëm.

Al Nassr mund t’i ofrojë një kontratë të majme ndaj dhe mund të jetë një ide shumë e mirë për të qenë sërish në një skuadër me CR7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pikërisht para 78 viteve, konkretisht në mbrëmjen e 6 janarit…