Ronaldo është infektuar me koronavirus

13 tetor 2020 | 16:59

Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo ka dalë pozitiv në testimet e fundit për Covid-19.

Lajmi e ka konfirmuar Kombëtarja e Portugalisë. “Ai është mirë dhe pa simptoma, duke qëndruar në izolim”, është thënë  në njoftimin e portugezëve.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës, që Portugalia e zhvillon me Suedinë, në Ligën A, grupi 3 në Ligën e Kombeve.

Ronaldo ishte paraqitur në sfidën e fundit të Portugalisë me Francën, e cila ka përfunduar 0 me 0.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Fëmijëve në Komunën e Mitrovicës, të martën ka…