Asambleja Komunale e Fëmijëve në Mitrovicë filloi procesin për zgjedhjen e strukturave të reja

13 tetor 2020 | 16:53

Asambleja e Fëmijëve në Komunën e Mitrovicës, të martën ka mbajtur takimin e radhës ku është diskutuar për zgjedhjen strukturave të reja të asamblesë. Për të përshëndetur punën e asamblesë së fëmijëve i pranishëm ishte nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, Fitimi Rama, udhëheqës i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, përfaqësues të OJQ “Syri i Vizionit”.

Asambleja komunale është funksionale falë mbështetjes së dhënë nga Njësia për të Drejtat e Njeriut, OJQ “Syri i Vizionit” nga Peja dhe e mbështetur nga organizata “Save the Children”.

Në fjalën e tij, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka përshëndetur të gjithë fëmijët asamblistë, të cilët në të ardhmen do të jenë asamblistë të vërtetë të komunës e do të bëhen zëri i shpesës dhe i ndryshimeve të mëdha në vend.

“Tek ju fëmijë të dashur shoh shumë vullnet e energji për ndryshime të mëdha në shoqërinë tonë, e padyshim që ju do të jeni asamblistët e ardhshëm të qytetit. Që nga mosha e juaj është mirë të krijojmë një kulturë të barazisë, një frymë të re në shoqërinë tonë ky kemi të drejta të barabarta për të gjithë fëmijët dhe pjesëmarrjen e vajzave në procese të ndryshme. Ju do të jeni zëri i shokëve nga shkolla, nga lagjja dhe besoj se do t’i shtroni për diskutim të gjitha problemet dhe sfidat që ju preokupojnë. Ndërkaq, ne do të bëjmë çmos që këto problem t’i zgjidhim, që asambleja e juaj të funksionojë pa probleme”, ka thënë Mujka.

Ndërsa, udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, u tha nxënësve asamblistë se ata për të realizuar detyrat dhe përgjegjësitë e asamblistit, duhet të angazhohen shumë, të bashkëpunojnë dhe të këmbejnë përvoja.

Gjithashtu gjatë këtij takimi koordinatori i Njësisë për të Drejtat e njeriut në komunën e Mitrovicës ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme për asamblenë e fëmijëve në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ta, sidomos në respektimin e të drejtave të tyre dhe pozitës së tyre në shoqëri.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e zyrës së kryetarit të komunës, i pari…