Ronaldo: Ky është dallimi im me Messin

13 gusht 2019 | 14:23

Rivaliteti midis Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, ishte shumë i madh gjatë kohës kur portugezi luante në Spanjë, për Real Madridin.

Pavarësisht se 34-vjeçari tani luan për Juventusin, përsëri rivaliteti me argjentinasin vazhdon, teksa të dy janë në garë për të fituar “Topin e Artë”.

Gjatë një interviste, Ronaldo është pyetur për dallimin midis tij dhe yllit të Barcelonës. “Unë kam luajtur për disa klube, dhe kam fituar Ligën e Kampionëve me klube të ndryshme. Kam qenë për 6 vite me radhë golashënuesi më i mirë në këtë kompeticion. Nuk ka shumë lojtarë që kanë fituar 5 trofe të Ligës së Kampionëve, dhe për këtë besoj se mund ta identifikoj veten me kompeticion. Messi është një lojtar i shkëlqyer, i cili do të mbahet mend jo vetëm për ‘Topat e Artë’, por edhe për përmirësimin, vit pas viti, ashtu si mua. Unë çdo ditë zgjohem me idenë që të stërvitem me qëllimin për të marrë gjithmonë diçka më shumë, dhe jo vetëm për të fituar. Faleminderit Zotit, nuk më mungojnë paratë dhe ajo që dua të fitoj, është një vend në historinë e futbollit”, u shpreh Ronaldo.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri i…