Ronaldo i dashuruar me Juven: E kam ëndërruar që i vogël!

11 gusht 2018 | 13:54

Transferimi i shekullit, Cristiano Ronaldo, do të debutojë të Juventusi ditën e diel, në një ndeshje miqësore brenda familjes, ku tekniku Allegri pritet të hedhë në fushë për të paktën 45 minuta yllin portugez.

Vetë CR7 ka dhënë një intervistë për mediat juventine, ku nuk ka ngurruar të falënderojë tifozët bardhezi, për pritjen entuziaste që i kanë dhuruar në këto ditë të para të eksperiencës italiane.

“Falënderoj tifozët për pritjen entuziaste që më kanë bërë. Ndihem tërësisht gati për të dhënë më të mirën dhe për të fituar shumë edhe me Juventusin. Dua të shpërblej mbështetjen e të gjithëve”, ka deklaruar portugezi.

Më pas Ronaldo tregoi edhe një tjetër detaj, duke pranuar se kishte ëndërruar që i vogël, që një ditë të luante për Juventusin dhe tashmë është i lumtur që sapo ka nisur muajin e mjaltit me bardhezinjtë.

“Që i vogël kisha ëndërruar të luaj dhe të fitoj me Juventusin. Tani jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e kësaj skuadre dhe dua që të fitojmë sa më shumë, për të bërë të lumtur tifozët”, ka theksuar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me parullat “Boll ma drejtësi selektive”, “Shkarkime dhe përgjegjësi”, “Gruaja…