Protestuesit në Prishtinë kërkojnë shkarkimin e krerëve të Policisë së Gjakovës

11 gusht 2018 | 13:46

Me parullat “Boll ma drejtësi selektive”, “Shkarkime dhe përgjegjësi”, “Gruaja denoncon, policia injoron”, sot në sheshin “Zahir Pajaziti”  në Prishtinë u mbajt protesta “Boll Mo” si reagim kundër vrasjes së dyfishtë Brekoc të Gjakovës.

Luljeta Aliu nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, ka kritikuar sistemin e drejtësisë.

Ajo ka thënë se  po lejojnë që temat si shkëmbimi i territoreve, t’ua mbyllin sytë qytetarëve karshi këtyre çështjeve.

Në këtë protestë është kërkuar shkarkimi i komandantit policor të Gjakovës, si dhe llogaridhënie nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke…