Ronaldo ia siguron fitoren Juves

27 tetor 2018 | 20:12

Portugezi Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer në ndeshjen në transfertë të Juventusit ndaj skuadrës së Empolit, duke i dhënë bardhezinjve 3 pikë të rëndësishme.

Juventusi e pa veten në disavantazh në minutën e 28, pasi Empoli kaloi në avantazh me një gol të Caputos, por ishte pikërisht portugezi, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” që përmbysi gjithçka.

Fillimisht një penallti e kthyer në gol dhe më pas një goditje e fuqishme jashtë zonës, e cila nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit mik.

Ky tre pikësh e çon Juventusin në kuotën e 28 pikëve, 7 më shumë se Napoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së…