Ronaldo: Ja çfarë na bashkon me CR7

07 dhjetor 2018 | 16:31

Cristiano Ronaldo dhe Ronaldo “Fenomeni” është një krahasim i pashmangshëm. Por këtë kësaj here ka folur braziliani. Ai ka pranuar se Cristiano është një nga më të mirët, por thekson se ata kanë luajtur futboll në periudha të ndryshme.

“Jemi kaq të ndryshëm. Mosha, mbi të gjitha. Kemi 9 vite diferencë dhe futbolli ka ndryshuar. Kemi hasur në situata dhe skuadra të ndryshme. Unë isha 20 vjeç kur luaja me PSV-në dhe kisha dhënë mjaftueshëm edhe me Barcelonën. Ronaldo ka arritur 33 vjeç kulmin e tij të pjekurisë. Ai ësh është një kampion i vërtetë edhe për Juven është vlerë e shtuar. Unë kam pasur qëllim të shkoja dikur për të fituar tituj. Morati më kërkoi të bëja Interin të madh. Nuk ndodh që një futbollist 33 vjeç të ketë atë fizik, ndaj Ronaldo ka merita. Ka pak lojtarë që i kushtojnë vëmendje kujdesit ndaj trupit.  Ajo që na bashkon është dëshira e madhe për të shënuar gol”, ka përfunduar Ronaldo “Fenomeni”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, i cili…