Ronaldo: Messi më bëri futbollist më të mirë

23 gusht 2019 | 11:55

Cristiano Ronaldo ka pranuar se të dy, ai dhe Lionel Messi, kanë përtuar nga rivaliteti i tyre i gjatë. Portugezi dhe argjentinasi kanë dominuar totalisht në futbollin botëror në dekadën e fundit, duke fituar nga pesë “Topa të artë” secili.

Dyshja, gjithashtu, prodhoi rivalitet maksimal në La Liga për gati dhjetë vjet, me Ronaldon që luajti për Real Madridin midis viteve 2009 dhe 2018, para se të transferohej te Juventusi. Kjo periudhë kohore pa Barcelonën të fitonte gjashtë tituj kampioni në Spanjë, ndaj dy titujve të Real Madridit. Ronaldo dhe të bardhët ruajtën dominimin në Evropë, me katër kurora të Ligës së Kampionëve ndaj dy të tuara nga skuadra e Messit. E gjitha kjo u shoqërua me një rivalitet të ethshëm, por Ronaldo thotë se ka shumë admirim mes të dyve. Ai beson se të dy lojtarët e kuptojnë që e kanë ndihmuar njëri-tjetrin t’i arrijnë lartësitë rekorde. “Unë me të vërtetë e admiroj karrierën që ai ka pasur deri më tani. Nga ana e tij, Messi ka thënë tashmë se kishte problem, kur u largova nga kampionati spanjoll, sepse është një rivalitet që ai e vlerëson”, ka deklaruar sulmuesi i Juves për kanalin televiziv portugez, TVI.

“Ishte një rivalitet i mirë, që ekziston në futboll, por ky nuk bën përjashtim. Michael Jordan kishte rivalë në basketboll, Ayrton Senna dhe Alain Prost ishin rivalë të shkëlqyeshëm në Formula 1, e vetmja pikë e përbashkët midis të gjitha rivaliteteve të mëdha në sport është se ato janë të shëndetshme. Messi më bën një lojtar më të mirë dhe anasjelltas. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyeshme profesionale me Messin, sepse kemi ndarë të njëjtat momente për 15 vjet. Kurrë nuk kam qenë duke darkuar me të, por pse jo në të ardhmen? Unë nuk do të kisha problem ta bëja këtë”, ka deklaruar Ronaldo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sllovenia ka filluar të shtrijë kilometra të rinj me tela…