Ronaldo mposhti Cagliarin

21 nëntor 2020 | 22:44

Juventus është rikthyer në rrugën e fitoreve në Seria A. Kampionët e Italisë fituan me lehtësi 2-0 kundër Cagliarit. Protagonist i ndeshjes do të ishte Cristiano Ronaldo, i cili do të realizonte dy gola.

Fillimisht në minutën e 38-të, CR7 me një lëvizje të bukur brenda zonës e dërgon topin në cepin e portës, duke i dhënë avantazhin ekipit torinez.  Dy minuta më pas sulmuesi portugez ndoqi mjaft mirë aksionin, duke arritur që ta dërgojë “sferën” për herë të dytë në rrjetë. Ky ishte goli i 8 për Ronaldon, po aq sa ka edhe Ibrahimovic.

Në pjesën e dytë skuadra torineze u kujdes më shumë që të ruante rezultatin, dukë sulmuar me një ritëm me të ulët. Asnjë shqetësim për Buffon, që e ndoqi ndeshjen si një spektator.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca është një ndër femrat më të ndjekura të…