Ronaldo: Mund ta përmbysim rezultatin ndaj Lyonit

28 shkurt 2020 | 18:24

Cristiano Ronaldo ka bërë me dije se nuk janë të lumtur pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë kundër Olympique Lyon.

Portugezi ka shprehur besimin se “Zonja e Vjetër” mund të përmbys rezultatin dhe të kualifikohet në fazën tjetër.

“Këto gjëra mund të ndodhin, është futboll. Nuk jemi të lumtur që kemi humbur, por është normale. Ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë të vështira, ne jemi të zhgënjyer, por ne kemi ndeshjen e dytë në shtëpi dhe kemi vetëbesim. Jemi të relaksuar, të fokusuar dhe të përgatitur për ndeshjen tjetër, kundër Inter” ka thënë ndër të tjerash Ronaldo.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi…