Ronaldo në bisedime me klubin e madh evropian

09 gusht 2020 | 14:04

Mediat në Francë vazhdojnë t’i qëndrojnë idesë që Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe të transferohet tek PSG-ja. Sipas “Footmercato” mësohet se Ronaldo është i frustruar me eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe dëshiron ta provojë sërish fitimin e kupës me veshë të mëdhenj me një tjetër ekip.

Raportohet se Jorge Mendes, që është agjenti i portugezit do takohet më drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon gjatë Ligës së Kampionëve në Lisbonë. Situata mund të ketë ndryshuar me shkarkimin e Sarrit, dhe emërimin e Andrea Pirlos si trajner të ri te Juventusi.

Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në 2022, por paga e tij prej 30 milionë euro në vit po fillon të krijojë shqetësime në klubin bardhezi, pasi financat e Juventusit kanë pësuar rënie sidomos pas eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e fundit e muajit korrik, shënoi fillimin e rritjes…