Ronaldo nominohet për çmimin “Lojtari i Muajit” në Premier Ligë

01 tetor 2021 | 10:29

Cristiano Ronaldo u nominua për “Lojtarin e Muajit” në Premier Ligë, për muajin shtator.

Portugezi do të synojë të marrë trofeun e tij të pestë për këtë kategori pasi mori nominimin e tij të parë që kur u kthye në Angli.

Nëse do të fitonte, Ronaldo do të ishte vetëm dy trofe larg thyerjes së një rekordi tjetër, shkruan The Sun.

Legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero, kryeson listën me shtatë çmime të fituara, ndërsa Harry Kane i Tottenhamit dhe Steven Gerrard i Liverpool ndajnë vendin e dytë me gjashtë të tillë.

Ronaldo shënoi tre gola në tri ndeshje të Premier Ligës për United këtë muaj.

Të nominuar janë edhe Joao Cancelo, Antonio Rudiger, Allan Saint-Maximin, Mo Salah dhe Ismaila Sarr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e premte) mbushen 24 vjet nga protesta e Lëvizjes…