Ronaldo nuk e mendon pensionimin nga futbolli ndërkombëtar

23 tetor 2021 | 09:58

Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të tërhiqet nga skena ndërkombëtare dhe beson se ai ende mund të fitojë trofe në Old Trafford.

Sulmuesi po i afrohet ditëlindjes së 37-të, por edhe me kalimin e viteve, ai thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet detyra ndërkombëtare me Portugalinë, shkruan Goal.

“Pse? Mendoj se nuk është ende koha ime”, tha Ronaldo kur u pyet nëse ai po mendonte të pensionohej nga përfaqësimi i ngjyrave të flamurit.

“Është diçka tjetër kur ndjej se nuk jam i aftë të vrapoj, të dribloj, të gjuaj, nëse fuqia është zhdukur… por unë ende i kam ato gjëra kështu që unë dua të vazhdoj sepse jam ende i motivuar. Dua ta vendos nivelin edhe më lart”, u shpreh golashënuesi më i mirë ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albert Ahmeti jeton në Lagjen e Spitalit në Prishtinë. Ai…