Ronaldo nuk e pranon ofertën 200 milionëshe në vit nga Al Nassr

07 dhjetor 2022 | 08:22

Cristiano Ronaldo para pak ditësh thuhet se ka pranuar një ofertë 200 milionë euro në vit nga Al Nassr.

Klubi nga Arabia Saudite është duke tentuar të transferojë pesë herë fituesin e Topit të Artë, mirëpo duket se nuk do ia arrijë qëllimit.

Sipas asaj që raporton gazetari Pedro Sepulveda, 37-vjeçari ka vendosur të qëndrojë në Evropë dhe po kërkon një klub ku mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

Ai ka refuzuar 200 milionë euro në vit nga Al Nassr dhe kontratën dyvjeçare, vetëm që të qëndrojë në Evropë.

Ende nuk ka një destinacion të mundshëm për të, por që ai mund të rikthehet tek Sporting Lisbona, aty ku edhe filloi gjithçka.

Ronaldo u largua nga Manchester United në muajin e kaluar, duke shkëputur kontratën me pajtim të dyanshëm, shkaku i intervistës kontroverse me Piers Morgan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anëtar i partisë opozitare turke u dërgua me urgjencë…