Ronaldo paguan 30 milionë euro për taksat e mospaguara

14 maj 2018 | 17:07

 Mes pagës strasferike dhe sponsorëve gjigantë, Cristiano Ronaldo e ka luksin që të falë disa miliona, kur në mes është dhe fjala “burg”.

Portugezi, që kohët e fundit ka qenë në telashe fiskale, pothuaj si të gjithë yjet e botës së futbollit, ka pranuar të paguajë 30 milionë euro, si kompromis për taksat e mospaguara.

Lajmi është dhënë nga “El Confidencial”, sipas së cilës ylli portugez është duke kërkuar të gjejë një akord me agjencinë e kontrollit të pasurisë dhe prokurorisë për të ndërprerë procedimin fiskal. Ronaldo ka pranuar që të marrë përsipër fajësinë për 4 vepra të pretenduara, duke paguar një shumë prej 14.7 milionë euro(për të drejtat e imazhit në periudhën 2011-2014) dhe një gjobë prej 30 milionë euro, duke shmangur kërkesën për 2 vjet burg, raporton “tch”.

Por ndërkohë përfaqësuesit ligjorë të Ronaldos janë duke negociuar për të paguar vetëm gjobën prej 30 milionë eurosh dhe me shumë gjasa e gjithë çështja do të mbyllet përpara finaleve të Botërorit.

Sipas të njëjtit burim, Ronaldo ka kërkuar edhe përfshirjen e Realit në këtë çështje, por këta të fundit kanë përjashtuar kategorikisht, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e rritjes së pagës për të ndihmuar futbollistin për të përballuar gjobën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të ndeshjes vendimtare për titull të kampionit ndërmjet…