Ronaldo paralajmëron tërheqjen pas Botërorit
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, tha se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të.
Ai ka shtuar se së shpejti do të tërhiqet përfundimisht edhe nga futbolli.
“Po e shijoj momentin, por kur dua të them së shpejti, është vërtetë së shpejti sepse dhashë gjithçka për futbollin”, është shprehur Ronaldo. “Jam 25 vjet në këtë lojë. Kam bërë gjithçka. Kam shumë rekorde në klube e po ashtu edhe përfaqësuese. Jam vërtet krenar, kështu që le ta shijojmë momentin, ta jetojmë atë”.
Ronaldo ka shënuar 143 gola me fanellën e Portugalisë dhe është lojtari i parë që ka shënuar në pesë Kupa të Botës.
Turneu me 48 shtete, fillon më 11 qershor dhe do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Shorti i Kupës së Botës është planifikuar të tërhiqet më 5 dhjetor në Uashington.
Më herët këtë vit, Ronaldo u bë lojtar ii parë miliarder në këtë sport pas kontratës që e firmosi me AL Nassr.
Ronaldo shpreson që djali i tij, Cristiano Jr., të bëhet lojtar më i mirë se ai në fushë.
“Ne nuk duam që askush të jetë më i mirë se ne. Por për të thënë këtë, do të doja që nëse fëmijët e mi do të jenë më të mirë se unë, unë kurrë nuk do të jem xheloz, më besoni”, ka theksuar ai.
Ronaldo tha se e tëra që dëshiron është që djali i tij të jetë i lumtur dhe të mos durojë asnjë presion për shkak të të qenit djali i tij.
“Si baba, jam këtu për ta ndihmuar atë të jetë çfarëdo që dëshiron të jetë”.



