Ronaldo, pas dygolëshit të parë për Unitedin: Krenar që jam kthyer

11 shtator 2021 | 21:20

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi dy gola sot pas 12 vitesh rikthim në këtë klub u shpreh krenar për ndihëm që ia dha ekipit të tij për të triumfuar përballë Newcastle United.

Ai tha se kthimi i tij në “Old Trafford” ishte vetëm një kujtesë e shkurtër se pse ai stadium njihet si “Teatri i Ëndrrave”.

“Për mua, ai ka qenë gjithmonë një vend magjik ku mund të arrini gjithçka që keni vendosur”, ëshë shprehur Ronlado.

Më tej, ai tha se së bashku me bashkëlojtarët e tij dhe me mbështetjen që marrin nga tifozët, besojnë se do të festojnë në fund të sezonit.

“Krenar që jam kthyer në Man. United dhe duke luajtur edhe një herë në Premier League, por mbi të gjitha, të lumtur për të ndihmuar ekipin”, ka thënë Ronaldo.

Kujtojmë se këtë të shtune Manchester United e ka mposhtur me rezultat 4-1 Newcastle United, ku Ronlado shënoi dy herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi të enjten se gjatë…