Ronaldo përmbysi Atleticon, Juve në çerekfinale (video)

12 mars 2019 | 22:54

Cristiano Ronaldo është treguar një hero i vërtetë për skuadrën e Juventusit, pasi me tri golat e shënuara sonte e ka kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampionia e Italisë, Juventus e ka mposhtur Atletico Madridin (3-0), dhe në këtë mënyrë e siguroi kualifikimin e madh, me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Golin e parë në ndeshje, portugezi i transferuar gjatë verës në Juventus, Cristiano Ronaldo e shënoi në minutën e 28-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, kurse tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, Ronaldo u shfaq edhe një herë në skenë duke shënuar më kokë për rezultatin 2-0. Atletico që u koncentrua gjatë gjithë takimit në mbrojtje për të ruajtur rezultatin, pësoi golin e tretë në minutën e 86-të, autor i golit ishte Ronaldo nga penalltia.

Në këtë mënyrë “Zonja e Vjetër” vazhdon formën e mirë në këtë edicion dhe do të tentojë që të fiton të gjithë trofetë e mundshëm, kurse Atletico duhet të pajtohet me eliminim edhe përkundër fitores në ndeshjen.

/Epoka e re/  

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme…