Ronaldo reagon për situatën e krijuar me coronavirus

13 mars 2020 | 19:35

Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pas shfaqjes së coronavirusit edhe në klubin ku ai luan, psi bashkëlojtari Daniele Rugani është i infektuar.

Ai e ka shfrytëzuar Instagramin për të dhënë një mesazh pas situatës që ka kapluar gjithë botën.

Ronaldo që aktualisht gjendet në Madeira te familja e tij, thotë se është i prekur me gjithë atë që po ndodh nëpër botë.

“Bota po kalon një moment tepër të vështirë, i cili kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë”.

“Mesazhi im sot nuk vjen si futbollist, por si një djalë, si një baba, si një qenie njerëzore që është i shqetësuar nga zhvillimet e fundit që kanë prekur botën”.

“Mendimet e mia janë me ata që kanë humbur njerëzit e afërt, solidariteti im është me të gjithë të prekurit ku përfshihet dhe shoku im i skuadrës, Daniele Rugani dhe mbështetja ime shkon për të gjithë personelin mjekësor, të cilët rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët”, ka shkruar  Ronaldo.

Deri më tani, disa sportistë kanë rezultuar pozitivë në testet mjekësore, duke u detyruar të futen në karantinë, si ata, ashtu edhe shokët e tyre, madje edhe rivalët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvajti sot njoftoi anulimin e namazit të xhumasë në të…