Ronaldo shënon nga rreth 30 metra, Al Nassr fiton me përmbysje

18 mars 2023 | 21:48

Cristiano Ronaldo shënon golin e nëntë në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite në fitoren me përmbysje të Al Nassr 2-1 përballë Abhas.

“Ylli” portugez realizoi nga goditja e lirë nga një distancë e largët, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 78-të, teksa më herët për miqtë kishte realizuar Adam që në minutën e 26-të.

Golin e fitores për Al Nassr e realizoi Talicsa nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 86-të.

Al Nassr me këtë sukses mbetet vetëm një pikë më pak se skuadra kryesuese Al-Ittihad.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është raportuar për një rast tragjik të ndodhur sot…