Ronaldo shfaqet sërish në stërvitje te Reali

15 dhjetor 2022 | 15:02

Me një Mercedes GLE ngjyrë gri dhe me xhama krejtësisht të zi, Cristiano Ronaldo është parë të dalë nga qendra stërvitore Valdebebas që është qendra stërvitore e Realit të Madridit ku për të dytën ditë radhazi po stërvitet ylli portugez.

Aktualisht pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United, ylli portugez është pa skuadër dhe ofertat e shumta me shifra marramendëse në Arabinë Saudite duket se nuk e tundojnë.

Edhe pse për dy muaj ai do të mbush 38 vjeç, ai ka ende shpresë të luaj me një klub evropian, që sigurisht mund të plotësojë kërkesat e tij si financiare ashtu edhe sportive, për të qenë pjesë e kupave të Evropës.

Sa i përket këtyre seancave stërvitore duket se është një marrëveshje me ish-klubin e tij thjesht për t’u stërvitur, pasi nuk ka asnjë zë konkret për një rikthim të tij të mundshëm. Edhe në ditën e sotme ai ka zhvilluar stërvitje në një fushë të veçuar, vetëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se dorëzimi i…