Rondela Hajati zbulon projektet e reja muzikore: Komplet ndryshe nga deri tani

23 nëntor 2020 | 16:14

Rondela Hajati zbulon projektet e reja muzikore: Komplet ndryshe nga deri tani

Këngëtarja e dashur për publikun, Ronela Hajati, ka zbuluar përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në “Instagram”, se ju duhet edhe pak kohë për të pritur këngën e saj të re.

Kjo për faktin se këngëtarja ka premtuar gjëra që s’i kemi parë më herët dhe ne e besojmë! Ronelës i pëlqen të vijë gjithmonë me risi dhe na bëri tepër kuriozë të dimë se ç’po kurdis kësaj here.

Rondela Hajati zbulon projektet e reja muzikore: Komplet ndryshe nga deri tani

Në postimet e saj në “Instastory”, ajo ka treguar se i ka gati këngët e reja, mirëpo nuk do t’i lançojë derisa të fillojë puna lirshëm. “Do dalin shumëëë këngë, por derisa të fillojë puna lirshëm nuk do të publikoj gjë. Kam marrë kohë për të pushuar dhe prodhuar gjëra komplet ndryshe nga deri tani”, ka shkruar Ronela.

Rondela Hajati zbulon projektet e reja muzikore: Komplet ndryshe nga deri tani

Nga ana tjetër, këngëtarja bën me dije se 4 këngë i ka gati, ndërsa 3 të tjera janë duke u punuar. Madje, me humor ajo shprehet se do të publikojë aq shumë këngë, sa do të na bëhet si “pullë poste”.

Rondela Hajati zbulon projektet e reja muzikore: Komplet ndryshe nga deri tani“4 po, po janë dhe 3 për t’u punuar, plus dhe ndonjë bashkëpunim. Do ju bëhem pullë poste”, shkruan Ronela, ndërsa ne mezi po presim të na bëhet e tillë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, e ka lartësuar sulmuesin e…