Rooney: Haalandi e meriton ‘Topin e Artë’

25 prill 2023 | 17:12

Wayne Rooney nuk ka dyshime: aktualisht, futbollisti më i mirë në botë është Erling Haaland. Ish-futbollisti anglez e ka thënë këtë në rubrikën e tij në “The Times”.

“Kush do ta fitojë ‘Topin e Artë’? Sigurisht ai (Haaland)”, ka thënë Rooney.

“Messi është më i miri i të gjitha kohëve, por në këto momente askush nuk luan më mirë sesa Haaland. Është më i miri në botë. Por, tashmë ka marrë fund epoka Messi-Ronaldo, ka nisur epoka Haaland – Mbappe”, shtoi ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester Unitedit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore…